KOMPANITE QE IMPORTOJNE PRODUKTE PER MBROJTJEN E BIMEVE NE SHQIPERI

 

KOMPANIA SYNGENTA

Katalogu Syngenta

Programe trajtimesh dhe Postera:

Programi Trajtimeve te vreshtit

Programi i Trajtimeve te perimeve

Affirm

Lumax

Quadris

Revus

Score

Switch_1

Switch_2

Tervigo Broshure

Cidely Top

OrtivaTop

 

Distributorët e kompanisë SYNGENTA në Shqipëri:

LILA sh.p.k

Syzezë, Berat, Albania

Tel.: +355 6820 47296

        +355 6820 75 203

 Tel.& fax: +355 42 265264

E-mail: beqar.lila@lila.al

             rufan.lila@lila.al

Att.: Beqar Lila; Rufan Lila

 

 

 

KOMPANIA AGROIMPUT – JAZXHI  (http://agroinput-jazxhi.al/)

Kreu

Objekti i veprimtarise se kompanise “AGROINPUT JAZXHI” shpk , qe nga momenti i krijimit dhe deri me sot, eshte zhvilluar dhe diversifikuar shume.

Fillimisht ajo u krijua si kompani per tregtim duke perfshire:

  • import-eksport, te plehrave kimike, pesticideve, farerave dhe fidaneve njekohesisht
  • prodhimin e farerave dhe fidaneve bujqesore
  • sherbime ne dezinfektim dhe deratizim
  •  tregtimin e produkteve te tjera te ndryshme per bujqesine

Referuar ecurise se mire. kompania e zgjeroi objektin e aktivitetit te saj duke shtuar aktivitetin e i ri-amballazhimit te preparateve per mbrojtjen e bimeve si dhe ekstensionin privat.

Se fundmi eshte shtuar aktiviteti i ndertimeve te ambjenteve frigoriferikemagazinave  te ruajtjes se frutave e perimeve, si dhe tregetimi i frutave dhe perimeve.

Mbroni prodhimet bujqësore

Kulturat bujqësore dhe prodhimet e tyre preken nga një numër i madh sëmundjesh, dëmtuesish, dhe barërash të këqinj që mund të çojnë në dëmtim dhe humbje të prodhimit. Për të shmangur dëmtimin e produkteve bujqësore duhet të ndiqet një program mbrojtjeje dhe trajtimesh parandaluese.

Ne, në bashkëpunim me BAYER , kemi përgatitur këto programe trajtimi dhe mbrojtje për kulturat si ; vreshti, pemët frutore, molla, dardha, perimet, agrumet dhe ulliri për të informuar fermerët, kultivuesit dhe tregtarët e inputeve bujqësore.

Programet e mbrojtjes dhe trajtimit

 

Agrumet-Zgjidhje-per-mbrojtjen

Vreshti-Zgjidhje-për-mbrojtjen

Kungulloret

Ulliri-Zgjidhje-per-mbrojtjen-1

Pemet-frutore-Zgjidhje-per-mbrojtjen-1

Dardha-Zgjidhje-per-mbrojtjen-1

 

 

PERLA Agro sh.p.k

Lagja Sul Papri, P 135,  Kulla 2, Ap 8, Elbasan, Albania

Tel.: +355 68 20 45646, Tel.& fax: +355 5425 6183

E-mail: perla_agro@yahoo.com

Att.: Agron Bejleri

 

 

ALBASEED SH.P.K.,

Rruga: Këneta, Çermë e sipërme, Lushnjë, 9015

 Albania Tel.: +355 686074044, +30 6944502918

E-mail: info@ALBASEED.com

Gezimbezhi@ALBASEED.com

Att.: Ilia Taçi & Gëzim Bezhi

 

 

ARLI International shpk

Katalogu – katalog2017

Aktiviteti ynë në fushën e agrobiznesit, ka patur si qëllim zhvillim e bujqësisë shqiptare, dhe mbrojtjen e fermerit. Qëllimi i Firmës sonë nuk ka qënë thjeshtë tregtimi i imputeve bujqësore, por tregtimin e tyre të shoqëruar gjithnjë me asistencën teknike profesionale.
Produktet që ne ofrojmë janë me cilësi, të provuara nga Çertifikatat Fitosanitare dhe Origjine kryesisht nga vendet e EU.
Përzgjedhja e produkteve janë:
– Farëra dhe Fidanë me rendiment te lartë duke patur parasysh klimën dhe tokën shqiptare.
– Fertilizantë dhe produkte për mbrojtjen së bimëve, duke synuar gjithnjë për një bimë të shëndetshme dhe me mbetje minimale për tokën dhe kulturat bujqësore.
– Produkte pest – control, pa impact negative në shëndetin e njeriut. Produkte avangardë dhe gjithnjë sipas rregullave te EU për përdorimin e tyre.
Të gjithë këto elementë janë shfaqur qartë gjatë workshope-ve, takimeve në çdo qytet për të promovuar produktet më optimale për bimët dhe tokat tona, deri tek klienti ynë i pakicës i cili gjithnjë informohet nga specialistët tanë për çdo produkt që ka logon “Arli Internacional” shpk.
Respekti ynë për klientin, farën, fidanin dhe tokën shqiptare do të vazhdojë duke kërkuar gjithnjë zgjidhjen më optimale në mënyrë që të gjithë sëbashku të mbrojmë bujqësinë shqiptare dhe shëndetin e familjeve tona.
Me respekt!
Agim Rameta

Kompania MELDI shpk   

                                

MELDI shpk themeluar ne vitin 1993, eshte e perkushtuar plotesisht ne importimin dhe shperndarjen e produkteve per mbrojtjen e bimeve, plehrave kimike, farave dhe sherbimeve ne fushen e shendetit publik.
MELDI shpk ka angazhim kryesor ofrimin e produkteve me cilesi te larte qe jane ne dispozicion ne tregun boteror, per te sigururuar fermeret shqiptare me sherbimin me te mire dhe zgjidhje te efektshme per te gjitha problemet e mbrojtjes se bimeve ne fushe dhe te prodhimeve ne depo, si dhe nje sherbim te shkelqyer dhe profesional ne sektorin e mbrojtjes se shendetit publik.
MELDI shpk eshte perfaqesuese e vetme ne Shqiperi e disa kompanive me te fuqishme ne bote, me reputacion te padiskutueshem ne tregun boteror dhe qe plotesojne standardet me te larta te ketij tregu.
-ADAMA GROUP- Lider boteror ne tregun e PMB-ve
– NETAFIM – Lider Boteror i ujitjes me pika
– Detia Degesch Group GmbH
– Indofil ltd
– NitroFarm SA
– Sulfur Mills
– Biovegetal
– Rotam Agrochemical Europe Ltd
ADRESA: Meldi shpk. Rr. Mihal Duri 59/1. Tirane.   Magazina qendrore: Kavaje
Mobil: +355 67 608 1400 & + 355 69 20 49 514
E-mail: met.shaholli@meldi.al & dejvi.shaholli@meldi.al & Info@meldi.al

 

PRODUKTET

Aminopielik

Apollo

Apollo

Aviator

Aviator

Banjo

Banjo

Brevis

Brevis

Custodia

Custodia

Discolo

Folpan

Folpan

Kestrel

Kestrel

Kohinor

Kohinor

Leopard

Leopard

Mavrik

Mavrik

Merpan 80 WDG

Merpan

Nicogan

Nicogan

Nimrod 250 EW

Nimrod

Orius 2 WS

Orius 6 FS 4x5lit_

Orius 6 FS

Orius 25 EW

Orius 25 EW

Pendigan

Pendigan

Qualy

Qualy

Quantum

Quantum

Taifun

 

KOMPANIA AGROHELP

Produkte të sigurta për rritjen e shëndetshme të bimëve

Sepse ne duam më të mirën për ju

AGROHELP Shpk eshte kompani private Shqiptare e dedikuar ne fushen e agrokimikateve. Pesembedhjet vjet pas krijimit, jemi sot nje nder kompanite me te sukseseshme ne segmentin e mbrojtjes se bimeve me  nje portofol produktesh polivalent, i pershtatur me nevojat e bujqesise Shqiptare dhe  nivelin ekonomik te fermereve tane.

KATALOGU

PROGRAME TE TRAJTIMEVE

KUJDESI GJATE PERDORIMIT

 

 

 

 

Programe Trajtimesh

Perdorimi i sigurt i PMB

 

Risia e Pesticideve Organike në Shqipëri nga AgroWeb më 20 prill 2016

https://www.youtube.com/watch?v=cqCyKOB6Vhc

Në Shqipëri mendohet se përdoren afro 60.000 ton pesticide në bujqësi, ose 60 milion litra në vit. Fotot: Agroweb Çdo njeri konsumon mesatarisht 4 litra pesticide në vit dhe më shumë se 400 mbetje të substancave kimike mbeten në trupin tonë. Nga ushqimet që konsumojmë çdo ditë ne arrijmë të marrim afro 3000 lloje kimikatesh. Sipas studiuesve janë ato që na mjegullojnë mendjen, na gënjejnë ndjesitë dhe shkaktojnë një sërë sëmundjesh që nga kanceri, dëmtimi i sistemit nervor, duke bërë që sistemi ynë imunitar të dobësohet. “Por efekti nuk është i menjëhershëm si një plumb, por rezultati është i njëjtë. Ato kanë një efekt akumulues në trupin tonë. Po ta keni vënë re, shumë pak njerëz vdesin nga mosha tani. Njerëzit vdesin ose nga tumori ose nga sëmundjet kardiovaskolare”, thotë për AgroWeb, studiuesi Italian Sebastiano Rao. Në Shqipëri nuk ka të dhëna të sakta, mbi sasinë e pesticideve që përdoret në bujqësi. Megjithatë, sipas Rao, mendohet që të përdoren afro 60.000 ton pesticide, ose 60 milion litra në vit. Po ku shkojnë gjithë këto kimikate? Si fillim në tokë dhe nga aty në tavolinat tona. “Siç edhe e dini, frutat dhe perimet rriten në ferma ku ka dhe shumë insekte, të cilat i kanë pikë të dobët këto produkte. Fermerët nuk mund t’ia lejonë vetes që të humbin të mbjellat për shkak të këtyre insekteve të vogla, ndaj dhe i spërkasin ato me kimikate, pesticide për t’i zbrapsur insektet. Pesticidet gjithashtu mund të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve, kështu që përdorimi i pesticideve bën të mundur që të mos humben të korrat e sezonit”, shpjegon Roa. Por tani me siguri do jeni duke menduar. “Po produktet organike si mbrohen nga sëmundjet? A kanë ato pesticide? Përgjigjia është po, por pesticidet që përdoren për organiket janë me produkte natyrale, me përbërës nga disa lloje bimësh dhe pa pesticide sintetike. “Gjithashtu fermerët që kultivojnë produkte organike i spërkasin ato më pak me pesticide se fermerët e tjerë dhe janë më pak të dëmshme për mjedisin”, thotë Sebastiano Rao, i cili ka eksperimentuar për vite të tëra mbi pesticidet organike. Sebastiano Rao, studiuesi italian i cili ka prodhuar pesticide organike. Nëse bimët në kopshtin e tij në Sanremo të Italisë do të kishin gojë, kushedi se çfarë do të mund të thonin. “Me siguri do të qanin”, të thotë duke qeshur. Roa-s iu deshën afro 15 vite për të gjetur një produkt që të mund të vriste çdo lloj insekti dhe të ishte i shëndetshëm si për njeriun, tokën dhe mjedisin. “Formula që kam krijuar nuk është toksike. Madje edhe mund ta pish. Nuk ka shije të mirë, por dëm nuk të bën” të thotë gjithë entuziazëm ndërsa flet për produktin e tij BIored, i cili po u prezantohet së fundmi edhe fermerëve shqiptarë. Ai është një përbërës i hudhrës, specit djegës dhe vajit vegjetal. Sipas raportit Bota e Bujqësisë Organike – Statistikat dhe tendencat 2015, Shqipëria ka 662 hektarë tokë organike që përbën 0.1% të totalit të tokës bujqësore. Sipas të dhënave të publikuara, të cilat i referohen vitit 2013, në Shqipëri ka 46 prodhues organikë, 27 agro-përpunues, 4 importues dhe 20 eksportues. Toka bujqësore organike në vitin 2013 u rrit me 29% krahasuar me 2012-tën. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, Shqipëria ka një të ardhme të mirë për rritjen e prodhimit organik. Sipas ministrit Panariti, Shqipëria ka një potencial prej rreth 200 fermash të bujqësisë organike, por që përveç akreditimit kombëtar u duhet të kenë edhe akreditim ndërkombëtar, në mënyrë që të njihen të tilla edhe nga tregjet e huaja. Për konsumatorët është gjithmonë e më e rëndësishme njohja e detajuar e produkteve që konsumojnë. Prandaj ata janë të predispozuar të kërkojnë produkte që janë kultivuar në mënyrë natyrore, janë rritur me produkte organike dhe janë përpunuar e transportuar sipas standardeve të përcaktuara, nga institucionet apo organizatat përgjegjëse. Sipas studimeve të tregut, në vend ofrohen shumë pak produkte të freskëta e natyrale. Disa nga problematikat janë; mungesa e pikave të specializuara për tregtimin e produkteve bio, mungesa e kontrollit rigoroz nga institucionet përgjegjëse. Po ashtu edhe mangësitë në informimin e fermerëve, për pasojat e përdorimit të lëndëve kimike gjatë kultivimit dhe mosrespektimi i rregullave të higjenës. Një fjalë e urtë popullore thotë ‘çtë mbjellësh do të korrësh” dhe nëse fermerët vendas nuk ndërgjegjësohen dhe nuk vendosin të ndjekin standardet për të siguruar prodhime të sigurta, cilësore dhe të besueshme, shumë shpejt do të ndiejnë pasojat ekonomike që do të vijnë si rrjedhojë e këtyre veprimeve. Konsumatorët do të zgjedhin të blejnë produkte eksporti, të prodhuara sipas standardeve evropiane apo ndërkombëtare, gjë që do të ulë ndjeshëm të ardhurat në fushën e bujqësisë vendase. Produktet organike janë zgjidhje, jo vetëm për të lulëzuar ekonomikisht por edhe për t’i shërbyer më mirë tokës dhe shëndetit. Pasi siç thotë dhe vetë studiuesi Italian Sebastiano Rao: “Nga një terren i vdekur nuk mund të mbijnë bimë të shëndosha”. /AgroWeb.org/

Lexo me shume: http://agroweb.org/?id=10&l=1061&ln=sq
© Agroweb.org