Përshkrim i kompanisë “Agro Iliria Group Shpk”
Subjekti Juridik “Agro Iliria Group” sh.p.k, është një shoqëri private e themeluar më datë 19/01/2015 e cila vepron në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe e rregjistruar në organet tatimore dhe pranë Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit me numër NIPT-i : L51320033L.
Kompania e ka selinë në Tiranë dhe ndërmjet të tjerave, ka si objekt të aktivitetit të saj edhe veprimtari në fushën e bujqësisë. Veprimtari të tilla konsistojnë në ndërtimin e plantacioneve me teknologji te larte për prodhimin e produkteve bujqësore, prodhimin si dhe shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve bujqësore, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Shoqëria “Agro Iliria Group” sh.p.k, ka marrë me qera nga Ministria e Bujqesise (hipotekuar ne favor te shoqerise AgroIliria shpk) për një periudhë 99 (nentedhjetë e nëntë) vjeçare, një sipërfaqe prej afërsisht 87 ha, pronë shtetërore, e cila ndodhet në Komunen Rremas, në Lushnje.
Në përputhje me objektivat e saj, shoqëria “Agro Iliria Group” sh.p.k, ka investuar në një projekt mjaft ambicioz në fushën bujqësisë për kultivimin e Sheges dhe Goji Berry me konkretisht:
- 67 ha Shege
- 11 ha Goji Berry
- 9 ha Infrastrukture
Investimi ne infrastrukture ze peshe kryesore ne investimet qe kompania ka realizuar. Aktualisht Agro Iliria Gruop Shpk ka investuar ne hapjen e shpimit te ujit, ndertimin e rezervuarit ujembledhes, impjanti i ujitjes me pika, hapjen e kanaleve kulluese si dhe ndertimin e sistemimin e rrugeve lidhese.
Blerja dhe instalimi i impjantit te ujitjes me pika eshte realizuar me kompanine izraelite NETAFIM e cila eshte kompani lider ne bote per ofrimin dhe instalimin e ujitjes me pika.
Nje tjeter ze me vlere te larte investimi ne infrastrukture eshte edhe drenazhimi dhe sistemi i pleherimit te tokes i realizuar nga kompania me qellim permiresimin e cilesise se tokes per te bere te mundur kultivimin e pemeve frutore.
Kompania Agro Iliria Group Shpk ka bashkepunuar ngushte me kompanine italiane Cairo & Voucher SRL me te cilen marredhenia eshte e ndertuar si meposhte:
- Blerja e fidaneve te sheges per realizimin e investimit te parashikuar
- Kompania Cairo & Doucher SRL ofron asistence teknike ne kultivimin e sheges
- Kontraktim paraprak me kompanine Cairo & Doucher SRL per tregtimin e produkteve te prodhuara kur pemtorja te hyje ne prodhim .
Investimi ne mbjelljen e fidaneve te sheges eshte realizuar ne vitin 2017 dhe pemtorja parashikohet te hyje ne prodhim ne vitin 2020 qe perkon edhe me fillimin e eksportit te ketij produkti, me rendiment 10,000 kg/ha. Ne vitin 2023 pemtorja do jete ne prodhim te plote me rendiment 40,000 kg/ha.