Aplikim për modifikimin e dokumentit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve të regjistruara

Aplikim për modifikimin e dokumentit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve të regjistruara
Ky shërbim i mundëson subjekteve të aplikojnë për modifikimin e dokumenteve të regjistrimit e të gjitha produkteve për mbrojtjen e bimëve që importohen e tregtohen për t’u përdorur në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Modifikimi i dokumentit të regjistrimit të një PMB-je kryhet kur ka ndryshim të:
a) Emrit tregtar të PMB-së;
b) Mbajtësit të dokumentit të regjistrimit (aplikantit) të PMB-së;
c) Prodhuesit të PMB-së;
ç) Prodhimit të PMB-së (shtim, transferim në një stabiliment tjetër prodhues);
d) Sasisë neto të PMB-së, që ndodhet në ambalazhin bazë;
dh) Mënyrave të përdorimit dhe sasive të përdorura të PMB-së;
e) Periudhës dhe kushteve të ruajtjes së PMB-së;
ë) Tipit dhe materialit të ambalazhit bazë të PMB-së;
f) Formulimit të PMB-së;
g) Zgjerimit të fushës së përdorimit të PMB-së;
gj) Përmbajtjes në sasi ose përqindje të lëndës/ve vepruese të PMB-së.
Ligji nr.105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”.
Ky ligj ka për qëllim:
a) të mbrojë bimët dhe produktet bimore nga parazitët;
b) të parandalojë hyrjen dhe përhapjen e parazitëve në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) të mbrojë shëndetin e njerëzve, kafshëve, si dhe mjedisin nga përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Në fushën e PMB-ve, ky ligj përcakton rregullat për regjistrimin, tregtimin, përdorimin, kontrollin e cilësisë, gjurmueshmërinë, informimin, reklamimin dhe inspektimin e veprimtarive që lidhen me produktet për mbrojtjen e bimëve, si dhe organizimin e funksionimin e strukturave përkatëse. Vendimi nr. 335, datë 6.6.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për regjistrimin, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB), që do të importohen, vendosen në treg dhe përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm
Nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si biznes në portal;

– Zgjidhni shërbimin “Aplikim për modifikimin e dokumentit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve të regjistruara”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme;
– Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
– Punonjësi i institucionit merr në trajtim aplikimin e dërguar.
Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit;

– Në rast miratimi të aplikimit, në adresën tuaj e-mail do ju dërgohet dhe fatura e arkëtimit, për kryerjen e pagesës për shërbimin e kërkuar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Modifikimi i dokumentave sipas përcaktimeve në shkronjat “a” deri “ç” kryhet brenda afateve administrative të kthimit të përgjigjes, ndërsa modifikimi i dokumentave sipas përcaktimeve në shkronjat “d” deri “gj” kryhet në mbledhjen më të afërt (të radhës) të komisionit.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Tarifat e regjistrimit publikohen në faqen zyrtare të MBZHR.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

Kontaktet
Tel:  0800 50 56
E-mail:  info@bujqesia.gov.al
Adresa:  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr 2 Tiranë