EKOMJEDISI DURRES – RABA

Raising Awareness and Building Capacities on Pesticide Management in frame of Strengthening SAICM Implementation in Albania. (RABA)

Projekti RABA është aplikuar pranë SAICM (Qasja Strategjike Ndërkombëtare për Menaxhmin e Kimikateve) nga OJF EKOMJEDISI DURRES https://ekomjedisi.wordpress.com/ , me titull në Shqip:
“Ngritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e pesticideve në kuadër të forcimit të zbatimit të SAICM në Shqipëri”.
EKOMJEDISI DURRES në kuadrin e rrjetit të OJF-ve Ekolëvizja do të organizojë dhe të sigurojë mbështetje për aktivitetet e mëposhtme të projektit:- Aktivitete për forcimin e kapaciteteve në menaxhimin e pesticideve- Aktivitete trajnuese për trajnerët, fermerët dhe përdoruesit e pesticideve, fitofarmacistët dhe mësuesit.- Fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt të pesticideve.

– Fushatë mediatike, dokumentarë, materiale ndërgjegjësuese, etj.

– Krijimi i uebsite database për pesticidet.

Aktivitetet për ndërtimin e kapaciteteve do të kryhen në rrethet kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, etj. Këto aktivitete do të kryhen në dy nivele:

Niveli I:

  1. Zhvillimi i kurrikulave specifike për dy programet e trajnimit: një të përgjithshme, mbi menaxhimin e pesticideve, duke përfshirë të gjitha aspektet e menaxhimit, dhe një program shumë të veçantë në rreziqet pesticideve dhe mënyrat për të minimizuar atë.
  2. Organizimi i trajnimeve mbi menaxhimin e pesticideve me profesionistë të zgjedhur, të cilët do të veprojnë më tej si ligjërues.
  3. Përgatitja dhe botimi i materialeve të trajnimit (Libra dhe broshura)

Niveli II:

Bazuar në kurrikulat e zhvilluara, do të organizohen dy programe trajnimi, si më poshtë:

  1. Organizimi i trajnimeve mbi menaxhimin e pesticideve me profesionistë, të tillë si tregtarët e pesticideve, përdoruesit e pesticideve, fermerët, etj (me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit)
  2. Organizimi i trajnimeve për rreziqet e pesticideve me mësuesit e shkollave (me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve)

Individët do të trajnohen për të qenë trajnerë nga stafi akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve, apo individë të tjerë që posedojnë përvojë në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe për përdorim të sigurt të pesticideve.